Fishekzjarri ndaj portierit, Interi rrezikon gjobë dhe pezullim tifozësh

2 Shkurt 2026, 12:04 / SPORT ALFA PRESS
Fishekzjarri ndaj portierit, Interi rrezikon gjobë dhe pezullim

Interi shënoi edhe një fitore 2-0 me golat e Lautaro Martínez dhePiotr Zieliński ndaj nikoqirit Cremonese duke e mbyllur ndeshjen në pjesën e parë. Por, fundi i kësaj loje i la shije të hidhur Nerazzurrëve, pasiqë njëri nga tifozët goditi portierin e Ceremonese-s, Emil Audero.

“Guardiani” Aduero u godit me fishekzjarre nga tifozi mysafir i cili përfundoi në spital sepse humbi dy apo tre gishtat e dorës nga shpërthimi i fishekzjarres.

Menjëherë pas këtij incidenti, tifozi u sulmua nga tifozët e tjerë përpara se të dërgohej në spital ku priste arrestimin, raporton Corriere della Sera.

Si rezultat, në fund të ndeshjes, lojtarët e Nerazzurrëve nuk shkuan të përshëndesin tifozët e tyre.

Incidenti, i cili ndodhi përpara presidentit të Lega Serie A, Ezio Simonelli, nuk do të kalojë pa u vënë re. Interi përballet me njëgjobë deri në 50,000 euro, si dhe një pezullim për tifozët e San Siros.

Ndeshja e tyre e radhës në shtëpi do të jetë kundër Juventusit .

Një humbje 3-0 do të kishte qenë e mundur vetëm nëse ndeshja do të ishte pezulluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, por nuk u hodhën më fishekzjarre.

Po ndodh...

ide