Plasaritje dhe çarje në muret e betonit në tunelin e Murrizit/ I ndërtuar nga “Gjoka Konstruksion”, gazetari kallëzim në SPAK për Ballukun dhe drejtorët përgjegjës
2 Shkurt 2026, 12:32 / POLITIKË
Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kallëzimi ka të bëjë me shembjen e tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ndërsa pjesë e kallëzimit veç Ballukut janë edhe drejtorët përgjegjës.
Tuneli i Murrizit ka pësuar pak ditë më parë plasaritje dhe çarje në muret e betonit, vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve dhe hapjes së tij për automjetet. ARRSH pranoi se tuneli nuk ishte kolauduar, pavarësisht se përdorët çdo ditë nga qindra automjete dhe mijëra qytetarë.
Po ndodh...
ide
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
Nga Ergys Mërtiri
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Nga The Economist
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
