Gripi prek fëmijët, mjekja: Problem temperatura shumë e lartë

15 Nëntor 2024, 17:30 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Gripi prek fëmijët, mjekja: Problem temperatura shumë e
Mjekët pediatër po përballen me fluks të lartë vizitash në javën e fundit.

Problematikat shëndetësore tek të vegjlit janë disa, por predominojnë virozat, dhe gripi që ka nisur qarkullimin sezonal. Temperatura sipas mjekëve është ajo që po i mundon më shumë të vegjlit.

“Raste me grip ka. Shënjat predominuese janë temperaturat, gjendja e lodhjes, dhimbja e kokës”,-tha pedriatja Sonila Brati per Euronews Albania.

Ashtu si për të rriturit edhe për fëmijët mjekët rekomandojnë injektimin e vaksinës kundër gripit për ti mbrojtur ato nga format e rënda.

Mjekët pediatër, thonë se qarkullimi i shumë viruseve dhe mbivendosja e tyre po e vështirëson më shumë situatën shëndetësore tek disa fëmijë. Mes pacientëve të vegjël nuk mungojnë as rastet e bronkopneumonive dhe pneumonive, që kërkojnë trajtim të zgjatur , ndonjëherë edhe shtrim në spital.

 

Po ndodh...

ide