Mblidhet bordi i ERE, do të shqyrtohet çmimi i ri i energjisë për konsumatorët
7 Janar 2025, 12:15 / EKONOMI&SOCIALE

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) do të mblidhet sot për të shqyrtuar çmimin e ri të energjisë elektrike.
Mbledhja e bordit ERE do të fokusohet në çmimin e shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025.
Më herët qeveria njoftoi se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.
Pritet që familjet që do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, të paguajnë më pak.
Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet.
Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

