Nafta mbi 60 lekë më lirë për litër/ Rritja e çmimit të karburanteve, qytetarët dynden drejt Maqedonisë: Shteti shqiptar të marrë masa

Rritja e çmimit të karburanteve në vend po detyron gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë të kërkojnë alternativa më ekonomike jashtë kufijve.
Një nga vendet kryesore mbetet Maqedonia e Veriut nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës ku nafta tregtohet me çmime ndjeshëm më të ulëta.
Diferenca, e cila arrin deri në 60 lekë për litër, ka bërë që shumë drejtues mjetesh, veçanërisht nga zonat pranë kufirit, të udhëtojnë drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me karburant, duke ulur kostot mujore.
Qytetarët thonë se, për shkak të çmimeve të larta në vend, furnizimi në Maqedoninë e Veriut mbetet alternativa më e mirë.
Shtetas të Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se ndonëse çmimet kanë pësuar rritje në shtetin e tyrë ato mbeten më konkurruese krahasuar me Shqipërinë.
Ata shtojnë se kanë parë shumë shtetas shqiptarë që furnizohen në Maqedoni dhe madje bëjnë thirrje që shteti shqiptar të marrë masa.
Sot në Maqedoninë e Veriut një litër naftë tregtohet rreth 90 denarë ose afërsisht 140 lekë të reja ndërsa në Shqipëri çmimi arrin deri në 220 lekë për litër.
Ky hendek i konsiderueshëm vijon të nxisë qytetarët shqiptarë të kalojnë kufirin për t’u furnizuar.
Po ndodh...
ide
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128