“Klubet ‘Dinamo’ e ‘Partizani’ përdoren në funksion të interesave të familjes së Ramës”/ Berisha: Njëri nga Olsi e tjetri nga Agasi!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi se kryeministri Edi Rama ka shndërruar dy klubet më të mëdha sportive në vend, Partizani dhe Dinamo për interesa të tij personale. Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati tha se ata përdoren për pastrim parash e baste sportive.
“Klubi dinamo pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, ia plackitën, e transferuan në Durrës për Ergys Agasi City. Klubin Dinamo e kishte më parë një Paskuçi, në mos gaboj është një tregtar kafeje. Këtij në mënyrat që e dinë vetë këta, e detyruan të shesë aksionet por kush janë blerësit? Ergys Agasi dhe Soto junior. Por de facto është Agasi, dhe pas kësaj vjen Agasi Manchester City. Pas kësaj vjen Agasi akademia e futbollit. Pra shikoni se si kreu i Meduzës, i oganizatës kriminale akaparoi dy klubet e mëdha sportive të vendit me Olsin, klubin Partizani, që lajnë para nga mëngjesi deri në darkë, me Ergysin klubin Dinamo. I bëj thirrje federatës ndërkombëtare të futbollit të ndërmarrë hetim urgjent ndërkombëtar për çmontimin e këtyre strukturave supermafioze që kanë pushtuar të dy klubet prestigjioze me histori të pamohueshme të futbollit dhe që përdoren në funksion të interesave mafioze të familjes së Edi Ramës. Në të dyja lahen paratë e drogës, aty janë kthetrat e mafias mbi bastet sportive e të tjera. “, tha ai.
Po ndodh...
ide
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128