Nis indeksimi i pensioneve/ Përfitojnë 791 mijë pensionistë, do të marrin edhe bonusin e fundvitit

1 Tetor 2024, 20:19 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Nis indeksimi i pensioneve/ Përfitojnë 791 mijë pensionistë,

Prej sot, 1 tetor, në Shqipëri fillon zbatimi i indeksimit të pensioneve me 4.1%. Ky vendim do të prekë më shumë se 791 mijë pensionistë, të cilët do të marrin pensione më të larta se në muajin shtator.

Pensionet urbane të pleqërisë do të rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale do të kenë një shtesë mesatare prej 453 lekësh. Gjithashtu, pensioni social do të arrijë rreth 9,700 lekë në muaj.

Me këtë indeksim, pensioni mesatar në vend do të rritet nga 18,341 lekë në muaj në 19,092 lekë.

Efektet financiare për këtë vendim janë të parashikuara në shumën prej 1 miliard e 693 milionë lekësh, të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, siç është parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për këtë vit.

Përveç kësaj, brenda vitit, të gjithë pensionistët do të përfitojnë edhe bonusin e fundvitit, vlera e të cilit ende nuk është përcaktuar.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128