Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 10 prill 2024

10 Prill 2024, 07:03 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 10 prill 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të larta transparente në orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-10 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore deri 9 / 27°C

në zonat e ulëta deri 8 / 29°C

në zonat bregdetare deri 13 /27°C

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128