Lajme flash

Privati po i merr studentët publikut! Numri i regjistrimeve ka vijuar në drejtime të ndryshme

4 Prill 2025, 15:57 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Privati po i merr studentët publikut! Numri i regjistrimeve ka vijuar

Arsimi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të ndjeshme vitet e fundit, ndikuar jo vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe nga emigracioni dhe orientimi gjithnjë e më i madh drejt profesioneve praktike. 

“Scan Intel” ka shqyrtuar të dhënat e publikuara nga INSTAT për periudhën 2016-2023 për të analizuar ecurinë e sistemit arsimor, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Të dhënat tregojnë qartë se numri i studentëve në arsimin e lartë po ndjek një trend rënës. 

Në vitin 2016, numri total i studentëve në nivelin bachelor dhe master ishte 138,946, ndërsa në vitin 2023 ky numër ra në 109,741. Kjo tregon një rënie prej 21% gjatë këtyre tetë viteve. 

Një nga gjetjet më të rëndësishme është ndryshimi i tendencës midis universiteteve publike dhe atyre private. Në vitin 2016, universitetet publike kishin 81,546 studentë të regjistruar në programet e ciklit të parë (bachelor), ndërsa në vitin 2023 ky numër ra në 50,594, një rënie prej 37%. 

Për sa i përket programeve të ciklit të dytë (master), rënia është më e lehtë, me 13.7%. 

Ndërkohë, arsimi privat ka ndjekur një rrugë të kundërt. Në vitin 2016, universitetet private kishin 14,605 studentë të regjistruar në ciklin bachelor, ndërsa në vitin 2023 ky numër u rrit në 16,689 – një rritje prej 14.2%. Për ciklin master, rritja është edhe më e theksuar, me 43% më shumë studentë të regjistruar. 

“Scan Intel” ka analizuar edhe shkallën e diplomimit në arsimin publik dhe privat gjatë këtyre viteve. 

Edhe nëse analziojmë diplomimet, tendenca duket e njejtë. Studentët e diplomuar në arsimin privat për programin bachelor duket se kanë shënuar një rënie më të lehtë në krahasim me diplomimet në arsimin publik./SCAN

 

Po ndodh...