Programi i Zhvillimit Rajonal 30 mln euro për turizmin me KfW, anulohet tenderi për konsulentin

19 Shtator 2023, 08:09 / EKONOMI ALFA PRESS

Programi i Zhvillimit Rajonal 30 mln euro për turizmin me KfW, anulohet
Një procedurë parakuafifikimi për shërbimet e konsulencës në Programin e Zhvillimit të Integruar Rajonal është anuluar së fundmi duke nënvizuar edhe arsyet e këtij hapi.

Njoftimi u bë në faqen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që është agjencia zbatuese e këtij projekti me mbështetjen e bankës gjermane Kfw.

“Duhet të informojmë se procesi i parakualifikimit për projektin Programi i Zhvillimit të Integruar Rajonal, Parakualifikimi për Shërbimet e Konsulencës për Konsulent Zbatues, BMZ Numër 201867175, Prokurim i KfW Nr. 509484 që u njoftua në 15 mars 2023 në faqen e Agjencisë Gjermane për Tregti dhe Investime GTAI) dhe në faqen e internetit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit u anulua për shkak të ndryshimeve në qëllimin dhe kërkesat e projektit” thuhet në njoftim pa dhënë shumë detaje ndërkohë që bën me dije se procedura do të ritenderohet së shpejti.

Turizmi, programi përfshin Pogradecin, Pustecin dhe Jugun

Njoftimi më i hershëm i bërë për këtë procedurë nënvizonte se shërbimet e kërkuara në kuadër të programit synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës si dhe zhvillimin e potencialit turistik për zona të përzgjedhura në Bashkitë Pogradec dhe Pustec si dhe vendndodhje të tjera në të gjithë Shqipërinë që do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme.

“Masat do të synojnë rritjen ekonomike rajonale në rajonet e përzgjedhura me investime të qëndrueshme, miqësore ndaj mjedisit dhe klimës në infrastrukturë. Projekti ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rurale dhe përmirësimin e vendeve turistike, të tilla si rehabilitimi i ujërave dhe shëtitoreve, përmirësimi i fasadave, rikualifikimi urban i shesheve publike, rrugëve hyrëse, hapësirave të parkimit dhe rrufeja, si dhe përmirësimi i ujit dhe ujërave të zeza. furnizimet në këto vende.

Rezultati i pritshëm është ofrimi i destinacioneve të reja turistike, plotësisht të mobiluara dhe të aksesueshme.

Faza e parë përfshin investime në zona tashmë të përcaktuara në mënyrë indikative, bazuar në koncept studimet ekzistuese, në Bashkitë Pogradec dhe Pustec me një kosto prej 20-30 milionë euro.

Paketa pune shtesë prej 40-50 milionë euro mund të përcaktohen në zona të tjera si Himare në pjesën e Detit Jon dhe pjesë të tjera ende të papërcaktuara të vendit” thuhej në njoftimin e bërë në atë kohë nga FSHZH./Monitor