Qeveria "vulos" fundin e abuzimeve me çadrat e shezlonget, edhe plazhet publike me pagesë! Bashkitë vendosin për çmimet

29 Janar 2026, 14:43 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Qeveria "vulos" fundin e abuzimeve me çadrat e shezlonget, edhe

Bregdeti shqiptar tashmë nuk do të përballë më qytetarët me pikun e çmimeve të larta gjatë sezonit veror, referuar vendimit të ri të Këshillit të Ministrave. Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar më parë nga kryeministri Edi Rama, tashmë do të jenë bashkitë që do të përcaktojnë çmimet tavan për çdo stacion plazhi.

Çmimet do të jenë të përcaktuar në bazë të zonave dhe standardeve që ofrohem dhe jo më të vendosura arbitrarisht nga subjektet private. Çmimet maksimale do të përcaktohet çdo fillim sezoni nga bashkitë përkatëse për çdo zonë bregdetare dhe çdo subjekt privat do të jetë i detyruar të respektojë maksimunin e caktuar.

Ndëshkimet për abuzuesit do të nisin nga gjoba e deri në humbje të të drejtës për të menaxhuar plazhin. Paralelisht, bashkitë do të krijojnë zona publike me pagesë të kontrolluar, duke garantuar që bregdeti të mbetet i aksesueshëm dhe me kosto të arsyeshme për të gjithë pushuesit.  Në plazhet publike të menaxhuara nga vetë bashkitë ndalohet kontraktimi apo delegimi i stacionit të plazhit te subjektet private.

Masa janë marrë dhe për rregullimin e nivelit të zhurmave në zonat e plazhit. VKM përcakton gjithashtu dhe hartimin e një plani nga qeveria për kufirin e lejuar të zhurmave nga subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat bregdetare.

Po ndodh...

ide