"Ku të punon gruaja", bashkëshortja e Arlind Qorit reagon pas sulmeve!
Egla Gollaj, bashkëshortja e Arlind Qorit, ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë kreut të Lëvizjes Bashkë, mbi punësimin e saj.
Gollaj ka nxjerrë listën e vendeve ku ka punuar, ndërsa shprehet se nuk e ka pasur luksin ta ketë asnjë ditë pushim.
Bashkëshortja e Arlind Qorit shprehet se 3 eksperiencat e saj të fundit të punës lidhen me projekte të Bashkimit Europian, ku llogaridhënia ka qenë e madhe.
Gjatën protestës së djeshme, Qori u sulmua nga një qytetar, si i lidhur me fondacionin Soros, pikërisht duke i përmendur bashkëshorten e tij.
Postimi i Gollajt:
Unë jam bashkëshortja e Arlind Qori. Për herë të parë dhe të fundit po shënoj më poshtë eksperiencat e mia të punës:
- Shkurt 2005 - Korrik 2014: Ministria e Integrimit Evropian.
- Korrik 2014 - Prill 2017: Këshilli i Evropës (zyra e Tiranës dhe Prishtinës).
- Prill 2017 - Qershor 2026: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara/UNDP.
- Korrik 2026 e në vazhdim: Agjencia Austriake për Zhvillim.
Asnjë ditë pushim nga puna në punë. Në Shqipërinë tonë nuk e kemi këtë luks.
Në tri eksperiencat e fundit, kam punuar për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Afërmendsh gjatë zbatimit janë ndjekur procedurat e BE dhe organizatave zbatuese, ndaj edhe llogaridhënia është ndaj tyre.
Nëse keni interes tjetër, përveç përsëritjes së pyetjes që i bëni Arlindit "ku të punon gruja", përveç qytetarëve përfitues nga veriu në jug të Shqipërisë, mund t'u referoheni raporteve të auditimit të brendshëm e të jashtëm për zbatimin e këtyre projekteve, dhe do të kuptoni suksesin e transparencën e tyre.
Asnjë cent dëm.
Kaq.
Për të tjerat, krenare në krah të Arlindit, bashkë me shumë të tjerë, luftojmë për një Shqipëri të mirë, për çdo shqiptar që ende ka mbetur këtu, por edhe për ato që duan të kthehen.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


