Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut Kukës gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa aktualisht situata meteorologjike paraqitet e qëndrueshme.
Sipas raportimit të bërë deri në orën 08:20 të datës 29 nëntor, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa gjatë natës janë shoqëruar me dëborë. Për shkak të kushteve atmosferike, rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë përballur me rënie gurësh, inertesh dhe dëbore.
Subjektet kontraktore kanë vijuar punën për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre për të garantuar qarkullimin. Aktualisht, të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportojnë problematika të tjera.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, pjesa më e madhe e qarkut është e mbuluar me energji, me përjashtim të fshatit Myç-Has, Njësisë Administrative Gjinaj dhe Golaj në Bashkinë Has, si dhe Njësisë Administrative Lekbibaj në Bashkinë Tropojë.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


