Brizida Gjikondi: "Vdekja" me turp e SPAK-ut të Brahos

29 November 2026, 17:55 / POLITIKË ALFA PRESS
Brizida Gjikondi: "Vdekja" me turp e SPAK-ut të Brahos

Nga Brizida Gjikondi

SPAK i Brahos nuk është SPAK i Dumanit. Braho një burokrat oportunist me dritë hije tashmë profesionale, ka zgjedhur pazarin e vogël të vetes përpara Historisë së Madhe të Shqipërisë dhe dinjitetit dhe reputacionit të vet të përjetshëm. Dihet që dinjiteti personal, kurajoja, vendndodhja e momentit historik dhe sidomos atdhedashuria nuk kalohen në ekzistencën e dikujt me serum. Me vullnet dhe vizion, ti zgjedh të jesh dikush ose askush. 

Zoti Braho mund të fshihet mbrapa procedurave, fjalëve të rrumbullakosura, por çdo mos veprim i tij si Prokuror dhe si titullar, klith fortë. Ka brënda klithmën e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të rrjepur nga maskarenjtë grabitqarë dhe shushunja të kësaj toke që bredhin në liri, ose me kërkesë për orë pune gjoja të detyruara.  

Mban klithmën deri në palcë të të rinjve që masakrohen nga kjo polici e droguar nga e keqja dhe imoraliteti sponsorizues, ndaj të cilës zoti Braho nuk guxon as të hetojë dhe as të administrojë urdhërat dhe armët kriminale që po përdoren. Nuk guxon sepse dhe zoti Braho, si zoti Hitaj, Demo, zonja Hyseni, Agasi etj, etj, etj më lart e më poshtë, ka zgjedhur të jetë një ndër ta, biles më keq se ata, të jetë kapaku i masakrave të tyre.

Albert Ajnshtajn thoshte “Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë vepra të liga, por për shkak të atyre që shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë”.

Zoti Braho, kështu si unë ka filluar të mendojë e gjithë Shqipëria, me dy pare shpirt e lidhje me këtë tokë. Por ndoshta as kjo nuk Ju intereson!

Po ndodh...