Bajerni shndërrohet në "spital", operohet edhe Laimer

29 November 2026, 15:59 / SPORT ALFA PRESS

Bajerni shndërrohet në "spital", operohet edhe Laimer

Problemet me dëmtimet te Bayern Munich po shtohen. Klubi gjerman ka konfirmuar se mesfushori austriak Konrad Laimer do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë, të pësuar në ndeshjen ndaj Hamburgut, e cila përfundoi 0-0.

Laimer pësoi dëmtimin pasi u aktivizua si zëvendësues, ndërsa në minutat e fundit u detyrua të largohej nga fusha. Bayern nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e mungesës, por mediat gjermane raportojnë se ai mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj.

Mungesa e tij është një tjetër shqetësim për trajnerin Vincent Kompany, pasi bavarezët kanë disa futbollistë të rëndësishëm të dëmtuar, mes tyre Harry Kane, Jamal Musiala dhe Manuel Neuer. Kujtojmë që edhe trajneri Kompany u kthye pas disa javësh trajtim pas një problemi në kokë. 

Po ndodh...