Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

29 November 2026, 14:29 / POLITIKË ALFA PRESS
Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia nis

Situata është tensionuar para Kryeministrisë, më pak se një orë nga nisja e protestës, që mbahet këtë të diel, në ditën kur shënohet 82-vjetori i çlirimit të vendit.

Disa protestues kanë hedhur fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të kordonit policor të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.

Pas përshkallëzimit të situatës, efektivët e policisë kanë dalë nga pjesa e Kryesisë së Kuvendit dhe kanë ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit nga bulevardi drejt trotuarit.

Një pjesë e tyre është zmbrapsur në drejtim të Urës së Lanës, ku forcat e rendit po përdorin spraj me piper ndaj protestuesve.

Sakaq aksioni i policisë i ka kapur të papërgatitur një pjesë të protestuesve, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet e para. Një nga qytetarët ka marrë një plagë në kokë dhe pretendon se është goditur me plumb gome.  (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide