Nga “hiqe kapelën” në “hiqe flamurin”/ Protestuesit thirrje kundër policisë pas ngjarjeve të djeshme
Protestuesit janë vendosur tashmë para Kryeministrisë, aty ku efektivët e policisë janë rreshtuar në gardh para godinës, pasi disa të rinj arritën të ngjiteshin në shkallët e saj.
Ndërkohë, turma ka shpërthyer në thirrje kundër policisë. Thirrja që ka shoqëruar prej muajsh protestat, “Hiqe kapelen!”, si një ftesë drejtuar efektivëve për t’iu bashkuar revoltës, është shndërruar këtë herë në “Hiqe flamurin!”. Kjo thirrje nënkupton se, sipas protestuesve, efektivët nuk janë të denjë të mbajnë simbolin kombëtar në mburojat dhe uniformat e tyre, pas skenave dhe ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës kombëtare të një dite më parë.
“Policia këtu na ke ti, mbron krimin dhe jo ne!”, ishin disa nga thirrjet e artikuluara nga qytetarët. Nuk kanë munguar as thirrjet kundër politikës dhe qeverisë: “Dorëheqje!”, “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


