Protesta e 29 nëntorit, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
29 November 2026, 13:34 / POLITIKË
Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në një protestë që zhvillohet në ditën kur Shqipëria feston 82-vjetorin e Çlirimit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet: “Poshtë diktatura” dhe “Dorëheqje”, ndërsa në duar mbajnë flamuj kombëtarë.
Ndryshe nga protesta e së shtunës, këtë herë vihet re një numër më i vogël personash të maskuar dhe mungojnë shkopinjtë që u panë me shumicë një ditë më parë.
Deri në nisjen e marshimit nuk janë shënuar akte dhune, ndërsa protesta është shoqëruar me brohorima dhe thirrje kundër qeverisë. Kujtojmë se gjatë protestës së 28 nëntorit, policia arrestoi 14 persona.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nga Sidi Hasanaj
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Nga Mirela Karabina
Askush nuk është mbi Ligjin!
Nga Eric Wendt
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


