Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

29 November 2026, 14:10 / POLITIKË ALFA PRESS
Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes policisë dhe

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit, duke ndërhyrë për shpërndarjen e turmës.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur spraj piperi ndaj qytetarëve, ndërsa është aktivizuar edhe autoboti i ujit për largimin e protestuesve nga zona para godinës qeveritare.

Përplasjet kanë ardhur pas tensioneve të krijuara gjatë protestës kombëtare, ku qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe policisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

 

 

Po ndodh...

ide