61 të lënduar nga protesta e 28 Nëntorit, 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital, mes tyre edhe gazetarë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit. Në total, 61 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe QSUT. Sipas njoftimit të Ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 persona, nga të cilët 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.
Një efektiv policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar vijojnë të jenë të shtruar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ministria sqaron gjithashtu se njëri prej protestuesve të shtruar është paraqitur me kontuzion të bulbit okular, dhe jo me trup të huaj në sy.
Ai po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar të tjerë. Prej tyre, 8 janë efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.
Sipas Ministrisë, të gjithë personat e paraqitur në QSUT e kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut. Gjithashtu edhe të lënduarit e tjerë që morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës kanë lënë ambientet spitalore, me përjashtim të pesë personave që vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Plotë:
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së datës 28 nëntor 2026 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:
• 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
• 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.
• 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
• 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:
• 8 efektivë policie
• Një protestues
• Një punonjës sigurie
• Një deputet
Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


