
Rënia e euros nuk ndalet, prek rekord të ri historik, çfarë po ndodh?!

Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit në Shqipëri.
Rënia e kursit të këmbimit të euros vijoi me ritme të larta edhe sot.
Sipas agjentëve të këmbimit, rënia shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg.
Një hipotezë tjetër e lidhur me këtë periudhë të vitit mund të jetë edhe ndikimi i investimeve të shtetasve jorezidentë në tregun e pasurive të paluajtshme. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se blerjet e pronave nga shtetasit e huaj vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë historik. Ato prekën e vlerën e 291 milionë eurove, me një rritje vjetore prej 52%.
Leku i fortë po favorizon huamarrësit në monedhën europiane, që në shumicën e rasteve të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase. Forcimi i lekut sjell ulje të nivelit të borxhit dhe të shpenzimeve për shlyerjen e tij.
Por, çfarë efekti konkret krijohet në Shqipëri?
Euro u afrua në nivele minimale historike.
Megjithëse Banka e Shqipërisë ndjek një kurs të lirë të këmbimit valutor dhe si rregull ndërhyn në treg vetëm në rast të çrregullimeve të përkohshme, mbiçmimi shumë i lartë i lekut gjatë muajve të fundit mund të jetë vlerësuar si një faktor me ndikim potencialisht negativ për ekonominë, veçanërisht për sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve.
Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se forcimi i lekut në tërësi ka pasur ndikime pozitive për ekonominë shqiptare këtë vit, duke mundësuar zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste dhe ruajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me shumicën e ekonomive të rajonit dhe Europës.
Nga ana tjetër, rënia e euros po godet bizneset eksportuese të mallrave dhe shërbimeve, që për efekt të kursit, kanë pësuar një rënie vjetore të të ardhurave me afërsisht 9%.
Forcimi i lekut po dëmton gjithashtu edhe segmentin e brishtë të familjeve të varura nga remitancat dhe mund të bëhet një faktor që do të nxisë rritjen e flukseve të tyre nga emigrantët, për të ruajtur fuqinë blerëse të familjeve të tyre, ndërkohë që leku forcohet./ Alfapress.al

Shtetet e Bashkuara duhet të largojnë Edi Ramën
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128