Rriten çmimet e ushqimeve, qytetarët: Mishi dhe gjeli i detit, të paprekshme

14 Dhjetor 2023, 17:39 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rriten çmimet e ushqimeve, qytetarët: Mishi dhe gjeli i detit,

Përgatitjet për festat e dhjetorit kanë nisur. Tregjet janë plot me produkte, por qytetarët, për shkak të rritjeve të çmimeve, kanë ulur sasinë e blerjeve të tyre.

Produktet si mishi apo dhe gjeli i detit, këtë vit kanë arritur çmime tepër të larta, për shumë familje.

Qytetarët thonë për Euronews Albania se në kohë festash, tregjet duhet të ulin çmimet e jo të ketë një rritje të tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT, Inflacioni për muajin Nëntor arriti në 3.9% ndërkohë që produktet ushqimore janë ato që kanë rritjen më të madhe.

 

Po ndodh...