
Rritet çmimi i kafes në botë

Çmimi i kafes në nivel global ka pësuar rritet. Në krahasim me vitin 2023 në vitin 2024 ajo është rritur me 40% . sipas ekspertëve ekonomik, shkaqet kryesore janë kushtet metereologjike dhe problematikat e lidhura me to që kanë goditur vendet prodhuese.
Konsumatorët e kafes mund të përballen me një rritje të çmimit të pijes së preferuar edhe në vitin 2025. Sipas ekspertëve të ekonomisë shkaqet kryesorë janë ndryshimet klimatike, që kanë goditur vendet prodhuese në vitin që shkoi.
Në fund të vitit 2024 çmimi pësoi një rritje me 40 për qind. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe bujqësinë, pritet që rritja të vijojë edhe gjatë vitit 2025.
Në nivel botëror industria e kafes gjeneron mbi 200 mld $ në vit dhe SHBA e BE janë importuesit më të mëdhenj.
Sipas raportit, në Dhjetor të 2024, kafja arabike që është edhe kualiteti më i mirë e më i preferuar, shënoi një rritje prej 58%, ndërkohë që kafeja që përdoret për kafet e makinetave dhe përzierjet, pësoi rritje prej 70%.
Për shkak të ndryshimeve të klimës dhe problemeve me motin, në Vietnam klima e thatë e tej zgjatur jashtë normales solli një reduktim të eksporteve me rreth 20% për të dytin vit rradhazi.
Edhe Indonezia shënoi ulje të tregtisë së kafes si vend prodhues, me rreth 17% si pasojë e shirave të tepërt të muajve Prill-Maj, ndërsa Brazili nga rritje që regjistronte çdo vit, në 2024 shënoi rënie të prodhimit me 1.6%.
Aktualisht, Brazili dhe Vietnami mbulojnë 50% të prodhimit botëror të kafes, ndërsa fermerët e vegjël përbëjnë 80% të prodhimit global.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128