Sfida dhe kosto të mëdha për Shqipërinë/ Analizë e Projektbuxhetit 2025: Përse po rriten shpenzimet?!

20 Nëntor 2024, 10:09 / EKONOMI&SOCIALE NGA SIDI HASANAJ

Sfida dhe kosto të mëdha për Shqipërinë/ Analizë e

Projektbuxheti 2025 sjell në fokus të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore në raport me PBB, duke theksuar sfidat fiskale të vendit, si informaliteti dhe kapaciteti i ulët i grumbullimit të të ardhurave.

Investimet publike zënë një përqindje të lartë në raport me PBB, por shoqërohen me shqetësime për kostot e larta dhe abuzimet, ndërsa administrata publike vijon të shfaqë mungesë efikasiteti dhe fryrje të numrit të punonjësve.

Të Ardhurat Buxhetore në raport me PBB

Të Ardhurat Buxhetore në raport me PBB janë një nga të dhënat fiskale më domethënëse përsa i përket statistikave të një Buxheti Shteti. Interpretimi i tyre në raport % me PBB, ka dy aspekte, pozitive dhe atë negative.

Shqiperia në projektBuxhetin e 2025 parashikohen 754.6 miliardë lek ose 28.8% të PBB-së.

Sfida dhe kosto të mëdha për Shqipërinë/ Analizë e

Kjo situatë reflekton disa sfida kryesore:

• Kapacitet i ulët fiskal dhe informalitet i lartë: Shkalla e lartë e informalitetit dhe barra tatimore e perceptuar si e padrejtë e kanë dobësuar më tej aftësinë e shtetit për të mbledhur të ardhura.

• Politika fiskale të paefektshme: Fokusimi në masa afatshkurtra, pa reforma strukturore për të zgjidhur problemet themelore të ekonomisë.

·         Shqipëria ka një ekonomi e cila masivisht  lëngon nga mungesa e fitimeve dhe detyrohet të hyjë në rrugën e shmangies së detyrimeve tatimore. Pasojë direkte e këtij informaliteti është fondi i ulët që qeveria ka në dizpozicion për të investuar në vepra infrastrukturore të ndryshme.

Zgjidhja e duhur  është Ristrukturimi i sistemit të taksave: Ulja e barrës tatimore për bizneset e vogla dhe të mesme, duke rritur progresivitetin për korporatat më të mëdha.

2. Shpenzimet buxhetore dhe deficiti

Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të arrijnë në 822.7 miliardë lekë ose 29.4% të PBB-së, me një deficit prej 68 miliardë lekësh. Në krahasim me vendet e BE-së, ku shpenzimet arrijnë mesatarisht 50.8% të PBB-së, ky nivel është dukshëm më i ulët, duke reflektuar mungesën e investimeve thelbësore në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.

Pavarësisht kësaj, administrata publike e Shqipërisë ka një numër të lartë punonjësish për 1,000 banorë (31.2), krahasuar me mesataren e BE-së prej 10-15. Ky është një tregues i fryrjes së administratës dhe përdorimit joefikas të burimeve publike.

Si përfundim të Ardhurat  dhe Shpenzimet Buxhetore në raport me PBB të Shqipërise (në %) janë shumë herë më të ulëta se vendet e rajonit si Kroacia, Sllovenia, apo dhe mesatarja e BE. Tregues i qartë fiskal që pasqyron strukturën e anemike të ekonomisë tonë të varfër, e cila na privon nga investimet e mëdha transformuese në vepra rrugore, energjitikë, shëndetësi,arsim dhe mirëqënie të shtresave të varfëra.

Sfida dhe kosto të mëdha për Shqipërinë/ Analizë e

Investimet Publike në raport me PBB

Shqipëria planifikon 161.8 miliardë lek ose 6.2% të PBB ndërkohë që Mesatarja e investimeve publike në BE është rreth 3%-3.5% e PBB-së.

Vendndodhja
Investimet (% e PBB-së)
Kostoja për km rrugë (milion €)
Shqipëri
6.2% (161.8 mld L)
12.2 (Thumanë-Kashar)
BE (mesatare)
3%-3.5%
2-10
Vendet me kosto të lartë
 
20 (në projekte me ura/tunele)Si mundet që një vend me të Ardhura dhe Shpenzime Buxhetore ne raport me PBB shume më të ulët sesa ajo e vendeve të tjera rajonale dhe europiane, paradoksalisht zërin Buxhet të investimeve puBlike ne raport me PBB ta ketë rreth dy herë më të lartë se vendet europiane, pra se vendet me perfomence fiskale shumë më të lartë?

Këtu përsëri panorama është tepër e lartë:

Abuziviteti me fryrjen e kostove të tenderave dhe koncesioneve, si dhe administrata tejet e fryrë!

3. Projekte Kryesore të Infrastrukturës (Shqipëri 2025)

Sfida dhe kosto të mëdha për Shqipërinë/ Analizë e

Projekti
Vlera (lek)
Milot-Morinë
5.3 mld
Aeroporti i Vlorës
12.8 mld
Kashar-Lekaj
56.8 mld
Lekaj-Fier
37.9 mld
Milot-Thumanë
5.3 mld

Kostoja për ndërtimin e rrugëve në Bashkimin Evropian varion shumë në bazë të vendit dhe projektit specifik, por zakonisht shkon midis 2 dhe 10 milionë euro për kilometër për rrugët rajonale dhe ato kombëtare.

Për autostrada, kostoja mund të arrijë deri në 20 milionë euro për kilometër, duke përfshirë projekte Bë përfshijnë tunele ose ura, të cilat janë dukshëm më të kushtueshme .

Në Shqipëri, kostoja për ndërtimin e një kilometri rrugë është ndër më të lartat në Evropë. Për shembull, kostoja e ndërtimit të segmentit Thumanë-Kashar (20 km) arrin në 12.2 milionë euro për kilometër, duke e renditur Shqipërinë të dytën pas Austrisë (12.8 milionë euro/km) sa i përket kostove të larta të ndërtimit të rrugëve.

Projekte të tjera rrugore në Shqipëri, si rrugët lidhëse të Aeroportit të Vlorës dhe segmente të tjera, kanë shpenzime të ndryshme. Në disa raste, për 42 km rrugë me dy korsi janë raportuar shpenzime prej rreth 133 milionë euro .

Krahasuar me vendet e tjera evropiane, Shqipëria është në vendete me kosto më të lartë për rrugë, ndërsa vende me reliev të ngjashëm me ne, si Kroacia dhe Danimarka kanë kosto shumë më të ulëta, me 6.6 milionë dhe 5.8 milionë euro/km respektivisht.

Gjithashtu dallimet në teknologjinë e ndërtimit të rrugëve midis BE-së dhe Shqipërisë jane shumë herë më superiore, pasi në Shqipëri Proceset ndërtimore mbështeten më shumë te praktikat tradicionale dhe manuale, dhe analizat paraprake për kapacitetin e rrugëve janë të kufizuara. Këtu azohem dhe në raportet të raportet nga Arcadis dhe Eno Transportation, të cilat ofrojnë krahasime ndërkombëtare të kostove.

Arsimi 2025

1.Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë eTiranës për katër objekte arsimore në zonën Tirana 4 janë alokuar plot 1,738,456,242 lek:

a) Dmth 434,614,060 lek per shkolle ose 4.3 milione euro per shkolle

b) Ku siperfaqja mesatare e nje shkolle 2500metra2

c) Dmth 178,400 lek per m2!!!!!

2. Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë eTiranës për pesë objektet arsimore në zonën Tirana 1 prej totali 1600861766 lek

A. 321,000,000 per shkolle. 

B. 128,068 lek per m2 me mesatare ndertimi 2500metra katrore

Kostoja e ndërtimit në Tiranë nuk kalon 450 euro për metër katror, ti shtojmë dhe pajisjet mund të arrijë në 600 euro për metër katrorë, ndërkohe në Buxhetin e 2025 kostoja e ndërtimit është 3fish më e lartë, rreth 1800euro metri2.

 Administrata Publike dhe Efikasiteti

Sfida dhe kosto të mëdha për Shqipërinë/ Analizë e

Vendndodhja
Punonjës për 1,000 banorë
Shqipëri
31.2
BE (mesatare)
10-15
Gjermania
3.6
Kroacia,
12.3
Estonia,
14
Sllovenia
15.7

Për vitin 2025 programohen në masën 822.7 miliardë lekë ose rreth 31.4% e PBB-së duke rezultuar rreth 51.4 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2024. 

Por çfarë po ndodh me këto shpenzime? Përse po rriten?

Përgjigjia e shkurtër është fryrja e tejmadhe e punonjosve të administratës qëndrore!

Le të bëjmë një krahasim mbi disa shifrat zyrtare të pasqyruara më sipër.

Shqipëria ka Numër të punonjësve të administratës publike qëndrore   85,974 persona sipas të dhënave më të fundit për vitin 2024  . Popullsia aktuale e ShBipërisë është afërsisht 2.76 milionë banorë. Pra ka raportin e punonjësve për 1,000 banorë prej 31.2 punonjësish.  Një numër shumë të lartë të punonjësve të administratës qëndrore për 1000 banorë (31.2), që tejkalon ndjeshëm shumicën e vendeve të BE në këtë krahasim.

Ndërkohë që ky është buxheti rekord që qeveria ka mbledhur nga taksat e shqipëtarëve, panorama e familjeve dhe mirëqënies Shqipëtare është diametrelisht e kundërt. Ajo paraqitet e zymtë, me familje në luftë për mbijetesë, me vuajtjet e përditshme si borxhet.

Sipas një anketimi të Bankës së Shqipërisë,aktualisht 24% e familjeve kanë borxh për të shlyer. E kanë atë në formën e mallit të papaguar, pra ka blerë produktin por nuk ka paguar faturën, ku më specifikisht

•41% e të pyeturve thonë se e kanë në formën e kredisë, overdraft ose karta krediti, 

•38% e kanë marrë borxhin cash tek të afërmit e tyre dhe 

•20% kanë mallra të papaguara. 

Në vrojtim thuhet se pesha e familjeve që kanë borxhe nëpër dyqane është rritur me 2% krahasuar me fundin e vitit 2023.Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: 

·  Për konsum’ në 35% të rasteve të huamarrjes, ‘

· Për blerjen/riparimin e një prone’ në 19% të rasteve dhe 

· Për ‘zhvillim biznesi’ në 18% të rasteve”, thuhet në vrojtimin e Bankës së ShBipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit aktual.

Nga ana tjetër 23% e borxhit merret nga familjet shqiptare kryesisht për procedura mjekësore, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me vjet kur kjo shifër ishte 7%.

Duhet theksuar se në Shqipëri ka aktualisht me ndihmë ekonomike rreth 62 mijë familje, për të cilat më shume se të ketë një rritje, do ketë një indeksim inflacioni këtë vit.

Pra, nga njëra anë “Dora e Shtetit” është çdo vit dhe më e fortë në xhepat e taksa paguesve Shqipëtarë, por nga ana tjetër këto të ardhura nuk përkthehen në mirëqënie për qytetarët e vendit tonë.

Përse vallë? A duhet shteti të ketë rolin e “Robin Hudit” siç propozon Berisha me ekspertët e tijë, ku nga njëra anë tjua marrë atyre që kanë dhe tjua shpërndajë në formën e asistencës sociale, ndihmës ekonomike apo rritjes së pensioneve përtej shumës që mblidhen nga kontributet shoqërore, të moshuarve?

A është  zgjidhja e varfërisë në Shqipëri, qeveria e politikave sociale që propozon grupi parlamentar dhe ekspertët e partisë së Berishës?

Apo është politika jo sociale, por socialiste “par excellence” e Edi Ramës, ku paradigma e qeverisë është:

“Shteti të mbledhë sa më shumë taksa nga individët dhe bizneset që punojnë, që janë shpirti i kapitalizmit, motorri vital i Shqipërisë, dhe këto taksa ti shpërndajë në njerëzit e saj të preferuar? Në oligarkët dhe administratën e saj, pjesë e makinerisë së partisë-shtet PS? Kush është politika socialiste e Edi Ramës?

Qeveria ka parashikuar të shtojë në sektorin e shëndetësisë: 

• 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it,

• 1.9 miliardë lekë për koncesionin e sterilizimit. 

• 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore. Ndërkohë që mbetet fakt se qytetarët në rreth, 60% të shpenzimeve i paguajnë nga xhepi dhe po sipas raportit të bankës kombëtare 23% e borxhit të qytetarëve tanë është për shërbime mjekësore.

Pyetja që lind është se a kanë eficensë dhe vizibilitet ekonomik politikat 11vjeçare të PS në sektorin e Shëndetësisë?

Nga shifrat (faktet) më sipër, konkludohet që Jo, aspak!

Përveçse afera korruptive, politikat në sipër kanë rritur borxhet e qytetarëve për procedura mjekësore, borxh që tregon që politikat e qeverisë nuk kanë qenë adekuate as në parandalimin e sëmundjeve, as në rritjen substanciale të shërbimeve dhe as në skemat e financimit të shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Ndërkohë të largohemi pak nga sektori i shëndetësisë:

Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 përqind vitin e ardhshëm, e mbështetur nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit. Por si qëndron panorama më e gjerë e ekonomisë?

· Industria fasone në Shqipëri ka humbur 230 milionë euro deri në fund të shtatorit 2024 për shkak të zhvlerësimit të euros ndaj lekut. 

· Eksportet kanë rënë me 170 milionë euro, ndërsa importet me 60 milionë euro krahasuar me 2023.

Pra ne si vend po bazohemi çdo ditë e më pak në industrinë prodhuese e cila eksporton jashtë. 

Por qeveria Socialiste e Edi Ramës, prioritetet e saj ka klientët e paktë të tenderave, PPP-ve dhe koncesioneve. Subjekte që nuk janë aktorë të tregut të lirë, të magjisë së kapitalizmit… por subjekte që fitojnë miliarda nga taksat e Shaipëtarëve:

Pagesat për kontratat e koncesioneve që përfundojnë në xhepin e tyre janë si më poshtë të planifikuara për 2025:

§  -Rruga e Arbrit 3 miliardë e 360 milionë lekë

§  -Autostrada Milot-Morinë 720 mln 

§  -Porti i Jahteve Orikum-Dukat 956 mln lekë

§  -Skanimi në dogana 1 miliardë e 573 milionë lekë

§  -CHECK UP- me pagesë në vlerën 876 milionë lekë 

§  -Për koncesionin e sterilizimit do paguhen 1.9 miliardë lekë. 

§  -Për Ofrimin e shërbimit të dializës 960 milionë lekë

§  -Për shërbimet laboratorike 1.9 miliardë lekë

§  -Për inceneratorin e Tiranës 1 miliardë e 270 milionë lekë

PAGESAT PËR KONCESIONET 

Viti 2024  14,023,580 mijë lekë

Viti 2025  14,231,130 mijë lekë

Rritja   +207,550 mijë lekë

Këto shifra pasqyrojnë angazhimet financiare të Shtetit Socialist të PS, ku ekonomia kryesore zhvillohet mes qeverisë dhe oligarkëve, dhe jo konkurrencës në sektorin privat.

Përmbledhje e Projektbuxhetit

Përfundim

Projektbuxheti 2025 paraqet një pasqyrë të sfidave të mëdha fiskale dhe strukturore të Shqipërisë. Me një sistem fiskal të dobët, një ekonomi të mbështetur në sektorë jo të qëndrueshëm dhe një administratë të fryrë, vendi ka nevojë për reforma rrënjësore në transparencë, efikasitet dhe investime strategjike.

Qeveria duhet të kalojë nga politikat afatshkurtra në strategji afatgjata që fuqizojnë konkurrencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke e pozicionuar Shqipërinë më afër standardeve evropiane.

Po ndodh...

ide