Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune – Censi 2023 dhe programi i praktikave hapin aplikimet

24 Maj 2023, 15:05 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune –

Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie. Urdhri i Ministres së Shtetit për Rininë i botuar në Fletoren Zyrtare , shpall “thirrjen e tetë”, në kuadër të Programit  Kombëtar  të  Praktikave  të  Punës , pjesë e së cilës janë edhe njësitë  e vetëqeverisjes   vendore,   shoqëritë   tregtare   dhe organizatave  jofitimprurëse.  Procesi i rekrutimit do të kryhet pas aktivizimit i platformës online për aplikim: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat kanë për detyrim ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare dhe mediat sociale. Procesi i aplikimit fillon në datën 1 qershor 2023 dhe përfundon në 30 qershor 2023. Por cilat janë kriteret e aplikimit?

Aplikantët  duhet  të  jenë nga  mosha 21-26 vjeç; Duhet   të   jenë  minimalisht   të  diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, deri në datën 1 shtator 2023; nuk duhet  të  kenë  qenë  pjesë  e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në  zhvillimin  e  aftësive  profesionale  e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publik,  shoqëritë     tregtare  dhe organizatat jofitimprurëse. Programi  Kombëtar  i  Praktikës  së  Punës, thirrja e tetë, do të zgjasë 3  muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 Dhjetor 2023.

Praktikanti  do  të  kryejë  praktikën  e  punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar dhe që të certifikohet për përfundimin me sukses të programit, duhet të ketë  marrë  pjesë  minimalisht  në  80  %  të  periudhës  së zhvillimit të programit. Një ditë më parë, INSTAT njoftoi hapjen e 7 mijë vendeve vakante të punës për realizimin e Censusit të popullsisë, çka bën që në total përgjatë kësaj periudhe vetëm nga këto dy programe të jenë rreth 10 mije vende të lira pune./E.Dosku

 

Po ndodh...

top

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128