Paratë e vjedhura nga taksat/ Shqipëria ka sekuestruar 38 mln euro me burim korrupsionin këtë vit

8 Dhjetor 2023, 13:13 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Paratë e vjedhura nga taksat/ Shqipëria ka sekuestruar 38 mln euro me
Në vitin 2023, totali i aseteve të krimit e korrupsionit të vëna nën sekuestro apo të sekuestruara është rritur me 80% krahasuar me vitin e shkuar.

Sipas Zëvendësministres së Drejtësisë Adea Pirdeni falë strategjisë së ndjekjes së parasë, totali i aseteve të sekuestruara apo konfiskuara është rritur në 38 milionë euro në 2023 nga 20 milionë në 2022.

Ministria e Drejtësisë po përgatitet të bëjë publike strategjinë e re kundër krimit e korrupsionit për periudhën 2023-2030.

 

Po ndodh...

ide