Shqipëria më keq se Rusia, humbet 4 pozicione në raportin e lumturisë

Shqiptarët janë më të palumtur se rusët. Të paktën sipas vlerësimit të Raportit të Lumturisë Botërore të publikuar këtë të mërkurë, vendi ynë rezulton i 87-i në renditje, kurse shteti i Putinit në vendin e 72.
Shqipëria ka humbur 4 pozicione në listë, krahasuar me vitin e kaluar. Qytetarët në Kosovë janë më të lumturit në rajon, duke u renditur në vendin e 29. Vlerësimi bazohet në mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetësia, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit. Sa i përket shtetit më të lumtur të botës, për të shtatin vit radhazi vijon të jetë Finlanda, sipas raportit. Po ashtu nuk ka patur ndryshim as në vendin e dytë dhe të tretë, që përkatësisht mbahen nga Danimarka dhe Islanda.
“Është e dukshme që lajmi kryesor është që Finlanda dhe Danimarka kryesojnë sërish Raportin e Lumturisë në Botë dhe që vendet skandinave dominojnë pesëshen e parë. Në fund, Afganistani ka rrëshqitur dhe më tej në aspektin e mirëqenies. Cilësia e jetës në Afganistan është jashtëzakonisht e ulët”, tha An-Emmanuel de Neve, redaktor, World Happiness Report.
Sipas raportit, në Gjermani, Francë, Britani dhe Spanjë, të moshuarit janë më të lumtur se të rinjtë, ndërsa në Portugali dhe Greqi është e kundërta.
“Pasuria është një gjë, por pastaj ka edhe një jetëgjatësi të shëndetshme, e cila është gjithashtu shumë e lartë në vendet skandinave, ndërsa në vende të tjera të pasura si Shtetet e Bashkuara, jetëgjatësia në fakt po bie për segmente të caktuara të popullsisë. Vendet skandinave dallohen realisht edhe në strukturën sociale. Pra, njerëzit i besojnë njëri-tjetrit, u besojnë institucioneve, ka mbështetje sociale në dispozicion për ta, si institucionalisht ashtu edhe personalisht”.
Raporti i parë i Lumturisë Botërore nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, i cili është një iniciativë globale e Kombeve të Bashkuara, u publikua në vitin 2012./A2 CNN
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



