
Turizmi, ku furnizohemi për produktet kryesore? Nga kashta, te varkat. Shqipëria, në “duart” e Italisë dhe Kinës

Sezoni turistik po afron me shpejtësi dhe Shqipëria po përgatitet të furnizohet me mallra dhe shërbime të ndryshme që janë thelbësore për këtë periudhë. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e publikuara nga INSTAT, që lidhen me importet e realizuara nga vendi ynë gjatë pesë viteve të fundit për produkte që mbështesin industrinë e turizmit, si dhe origjinën e tyre.
Një nga produktet më të veçanta dhe të domosdoshme është kashta prodhimet e xunkthit dhe kallamat, të cilat përdoren gjerësisht në struktura turistike, si shezlongë apo çadra natyrore. Vetëm për këtë kategori, Shqipëria ka shpenzuar rreth 79 milionë lekë. Partnerët kryesorë për importimin e kashtës dhe xhunkthit kanë qenë Kina, Gjermania dhe Italia. Risi e vitit 2024 është përfshirja e vendeve të reja si Hollanda, Afrika e Jugut, Portugalia dhe disa shtete të tjera në listën e eksportuesve drejt Shqipërisë për këtë kategori.
Një tjetër produkt i rëndësishëm për turizmin janë çadrat e diellit, të cilat janë grup edhe me importin e bastuënve. Gjatë vitit 2024, importi i tyre i ka kushtuar Shqipërisë rreth 410 milionë lekë. Furnizuesit kryesorë kanë qenë Kina, Italia dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa për herë të parë në pesë vitet e fundit, Shqipëria ka importuar çadra edhe nga Egjipti.
Po ashtu, një peshë të konsiderueshme në strukturën e importeve turistike zënë edhe anijet dhe varkat, mjete shumë të kërkuara nga pushuesit për shëtitje apo argëtim detar.
Vetëm për vitin 2024, ky import i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 1.3 miliardë lekë. Partnerët kryesorë në këtë drejtim kanë qenë: Italia, Greqia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Ndërkohë, për herë të parë, Shqipëria ka realizuar importe të anijeve dhe varkave edhe nga Rumania dhe Çekia.
Nga të dhënat e tregtisë së jashtme bie në sy se, në përgjithësi, Kina dhe Italia mbeten ndër partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë në mbështetje të sektorit turistik./SCAN

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Shkërdhatizimi i Politikës

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128