Video-emocionuese! Lind në Shqipëri bebushi 6.1 kg, pesha më e madhe në 10 vitet e fundit
8 Korrik 2024, 15:03 / EKONOMI&SOCIALE

Ka lindur në “Mbretëresha Geraldinë” bebi me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në vendin tonë.
Ai është një bebe i shëndetshëm, ndërsa në gjendje të mirë është edhe nëna, e cila ka pasur një lindje natyrale. Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me lejen e prindërve.
“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor. Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Koçiu.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
