27 vatra zjarri në vend, situata më problematike në qarkun e Lezhës
Në 27 vatra zjarri të evidentuara në territorin e vendit, 17 janë shuar plotësisht, ndërsa 8 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera mbahen nën monitorim.
Për përballimin e situatës janë angazhuar 265 forca operacionale dhe 38 mjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë gjithashtu 170 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 automjete zjarrfikëse, ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në katër operacione.
Situata më problematike raportohet në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër.
Në qarkun Dibër, forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e zjarreve në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis. Në zonat e Matit është përdorur edhe mbështetja ajrore, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Dajt është riaktivizuar një vatër zjarri, por ndërhyrja po vijon me 60 forca dhe, sipas të dhënave, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata më e vështirë paraqitet në qarkun Lezhë, në aksin Kalivaç–Zimaj–Kashnjet. Për shkak të përhapjes së flakëve, është bërë evakuimi i banorëve, ndërsa operacioni është përforcuar me dy helikopterë të Forcës Ajrore, 50 forca ushtarake dhe tre automjete zjarrfikëse, krahas strukturave vendore.
Ndërkohë, në Mnelë të Vogël, në bashkinë Vau i Dejës, intensiteti i zjarrit është ulur dhe rreziku për zonat e banuara është shmangur. Ekipet në terren vijojnë punën për neutralizimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrës.
Po ndodh...
When power chooses violence
ide
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
Don't steal the protest! If you don't like it, start your own!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128