Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete, plagosen dy drejtuesit

2026-11-03 09:25:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete, plagosen dy

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit.

Një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen” janë përplasur pak metra larg rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është një tjetër aksident në këtë segment rrugor, ku vetëm dy ditë më parë u regjistruan tre përplasje brenda një harku kohor prej 30 minutash.

Drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin për sigurinë në këtë aks, duke deklaruar se në ditët me reshje shiu asfalti bëhet shumë i rrëshqitshëm, duke e kthyer rrugën në një “pistë patinazhi”. Sipas tyre, shkak është sipërfaqja tepër e lëmuar e asfaltit.

 

Që prej ndërtimit të këtij aksi janë regjistruar dhjetëra aksidente, kryesisht në ditët me lagështirë, kur automjetet kanë vështirësi në frenim dhe humbasin kontrollin për shkak të rrëshqitjes.

 

Po ndodh...