“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

2026-06-06 22:05:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, pasditen e kësaj të shtune, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar projektin në Zvërnec dhe për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Pas fjalimeve të mbajtura në podium, protestuesit janë larguar nga bulevardi dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.

Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po largohet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke njoftuar sërish protestë ditën e nesërme.

Happening now...