BBC report on investments in the south and Vlora Airport: How can a runway be built on flooded terrain?

BBC i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar Shqipërisë, ku gazetarja Emily Wither udhëtoi drejt vendit për episodin e emisionit “Assignment”. Fokus i dokumentarit kanë qenë investimet në zonën e jugut, përfshirë ishujt Sazan dhe Zvërnec, si dhe Aeroportin e Vlorës. Reportazhi shqyrton nëse Shqipëria mund të transformojë reputacionin e saj dhe të tërheqë turizëm luksoz, ndërsa përmenden investitorë të njohur si Ivanka Trump dhe Jared Kushner, që synojnë ndërtimin e vendpushimeve turistike.
Gazetarja thekson se Shqipëria është një vend me dy realitete: ndërtesa dhe vila të reja ndërthuren me blloqe të vjetra, godina bujqësore të rrënuara dhe hotele gjysmë të ndërtuara. Ndërsa qyteti i Vlorës ofron plazhe me pamje mahnitëse, ekziston një kontrast i qartë mes pasurisë së re dhe shtëpive të improvizuara të banorëve lokalë, që shfaqin hendekun social dhe ekonomik në zonë.
Një pjesë e dokumentarit fokusohet tek Aeroporti i Vlorës, ku punimet vijojnë me vonesë për shkak të terrenit të lagësht dhe përmbytjeve. Emily Wither evidenton vështirësitë në ndërtim dhe rreziqet që këto kushte mund të sjellin për projektet turistike. Gazetarja bisedoi me biologun Xhemal Xherri I cili I tregoi se zona shpesh përmbytet, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e investimeve të mëdha në infrastrukturë.
Reportazhi gjithashtu nënvizon se fantazmat e së kaluarës komuniste të Shqipërisë mbeten të pranishme: mosmarrëveshjet për tokën, akuzat për korrupsion dhe mungesa e infrastrukturës mund të pengojnë realizimin e resorteve të planifikuara.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
Cycle: Jobs for Albania! What did time prove to us for Air Albania?
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
