Name/ Surgeon sexually harasses 21-year-old patient, touches her private parts during medical visit

2026-05-11 10:33:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Name/ Surgeon sexually harasses 21-year-old patient, touches her private parts

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Korçë ku mësohet se një mjek kirurg ka ngacmuar seksualisht pacienten 21-vjeçare.

Paraprakisht raportohet se kirurgu Nikolla Nunka ka ngacmuar seksualisht 21-vjeçaren e cila u paraqit në spital me dhimbje të forta barku e simptoma vjellje.

Pas kontrolleve shëndetësore u caktua që e reja të bënte operacion apandesitin. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, pasi e reja ka denoncuar se mjeku i ka prekur pjesët intime me pretendimin se po kryen kontrollet mjekësore.

Mësohet se 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa policia ka vënë në pranga mjekun 72-vjeçar, Nikolla Nunka.

Ngjarja e rëndë u zbulua menjëherë pas denoncimit të të resë për ngacmimin seksual nga ana e mjekut.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë. Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

 

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas