Dokumenti/ SPAK i konfirmon KQZ-së që kryebashkiaku i Kuçovës është i dënuar, pritet shkarkimi?!

SPAK i ka përcjellë zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konfirmimin e dënimit të formës së prerë për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Përmes një shkrese zyrtare të protokolluar më maj 2026, SPAK konfirmon se Hajdari është deklaruar fajtor për falsifikim të formularëve.
Në letrën drejtuar KQZ-së, kryeprokurori Klodjan Braho detajon ecurinë e procesit penal ndaj Hajdarit, i cili nisi pas verifikimeve mbi pastërtinë e figurës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Sipas dokumentit: Me vendimin Nr.06, datë 25.01.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kimin e Organizuar ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale 'Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve', parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
Në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Hajdarit u ul në 6 muaj burgim, i cili më pas u pezullua për t'u shlyer me shërbim prove. Dokumenti i SPAK sqaron se ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 5 korrik 2024, duke e bërë mandatin e Hajdarit ligjërisht të cenueshëm, dhe heshtjen institucionale të çuditshme, dhe vënien në lëvizje të KQZ-së vetëm tani u shpreh Gjykata e Lartë dhe Maliqi mbajti një konferencë mediatike poshtë zyrës së Celibashit.
Ky zhvillim vjen pas një beteje të gjatë ligjore dhe publike të nisur nga rivali i tij politik në zgjedhjet vendore, Lefter Maliqi.
Ky i fundit ka depozituar disa herë denoncime në SPAK dhe KQZ, duke pretenduar se Kreshnik Hajdari ka fshehur një dënim të mëparshëm në Greqi (për kalim të paligjshëm të kufirit), fakt i cili nuk ishte pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.
Maliqi ka akuzuar vazhdimisht Hajdarin se ka mbajtur postin në mënyrë të paligjshme, duke argumentuar se: Hajdari ka konsumuar veprën penale të mashtrimit me dokumentet shtetërore. Institucionet e drejtësisë dhe KQZ kanë vonuar ekzekutimin e ligjit të dekriminalizimit. Zgjedhjet në Kuçovë duhet të përsëriten për shkak të pavlefshmërisë së kandidaturës së fituesit.
Me mbërritjen e këtij njoftimi zyrtar nga SPAK, topi kalon në fushën e KQZ-së. Komisioneri Celibashi pritet të mbledhë seancën për të konstatuar mbarimin e parakohshëm të mandatit të Kreshnik Hajdarit, nëse nuk do të ketë shtigje të tjera ligjore që lejojnë të kundërtën./vna
Happening now...
Sali Llapa
ideas
Does Albania have a foreign policy?
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128