Gjyqi për Laert Haxhiun në GJKKO/ Pas Noizyt-t, kërkohet edhe dëshmia e Clevio-s!

2026-05-13 13:55:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjyqi për Laert Haxhiun  në GJKKO/ Pas Noizyt-t, kërkohet edhe

Reperi Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut.

Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022.

Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Për Noizyn do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.

 

Happening now...

ideas