IKMT confirms: Durrës Marina of Alabbar is sinking

Inspektoriati Kombëtar i Territorit konfirmoi se dy objekte në qytetin që po ndërton Mohamed Alabbar në Portin e Durrësit janë fundosur deri në 30 centimetër duke konfirmuar investigimin e emisionit Piranja në Syri TV.
Përmes një deklarate zyrtare për mediat, IKMT tha se grupi i posaçëm i inspektimit i ngritur për të verifikuar situatën në terren ka konstatuar se dy objekte kanë pësuar ulje.
"Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm," deklaron IKMT.
Pas këtyre konstatimeve, Inspektoriati thotë se ka kërkuar të marrë masat korrigjuese.

"Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave," vijon deklarata e IKMT.
Sipas Inspektoriatit, projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit.
Ulje kostosh, por rrezik
Pas mbylljes së marrëveshjes kontroverse me qeverinë shqiptare, kompania Eagle Hills kontraktoi një sërë kompanish shqiptar për ndërtimin e kullave të parashikuara në projekt. Por çmimet e ofruara nga biznesmeni arab ishin aq të ulëta saqë nuk pranoi asnjë nënkontraktor shqiptar.
Më vonë kompania kontraktoi ndërtues nga Turqia. Ndonëse çmimet mbeten konfidenciale si pjesë e një marrëdhënie mes palëve private, dyshimet janë që kostot e ulëta duket se kanë rënduar mbi cilësinë e ndërtimit duke sjellë për pasojë edhe zhytjen e objekteve.
U desh emisioni investigativ në Syri, që autoritetet shtetërore të pranonin skandalin me projektin e famshëm strategjik, i cili do të ndryshonte fytyrën e turizmit shqiptar. Nëse zhytja e objekteve nuk do të ishte raportuar në media, ndoshta shqiptarët nuk do ta kishin marrë vesh kurrë dhe institucionet nuk do të vepronin asnjëherë përballë një situate e cila rrezikon jetën e atyre që kanë blerë me çmimet e shtrenjta apartamente në Marinën e Durrësit.
Happening now...
ideas
Does Albania have a foreign policy?
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
