Albania enters the 'risk zone'! Three people with hantavirus detected in neighboring country, traveled on the ship where the spread began

2026-05-13 13:53:01 / BOTA ALFA PRESS

Albania enters the 'risk zone'! Three people with hantavirus detected

Ka shkuar në tre pacientë të dyshuar me hantavirus në Itali. Ministria e shëndetësisë raporton se aa ose kanë udhëtuar me anijen ku nisi përhapja, ose kanë pasur kontakte të afërta. Nga ana tjetër lajme jo të mira vijnë nga fanca ku një paciente e infektuar raportohet në gjendje të rëndë

Hantavirusi ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore në itali. Një turist britanik i konsideruar si " kontakt rreziku për hantavirus " është evidentuar në Milano . Sipas Ministrisë e Shëndetësisë, ai udhëtoi me një fluturim nga ishulli i Shën Helenës, ku ishte ankoruar anija turistike MV Hondius, ku shpërtheu virusi, për në Johanesburg. Midis pasagjerëve në të njëjtin aeroplan ishte edhe gruaja e viktimës së parë të virusit, e cila më vonë vdiq ndërsa përpiqej të riatdhesohej në Holandë.

Pacienti u transportua menjëherë në Spital ku u vendos në karantinë . Së bashku me të në izolim u vendos dhe një tjetër person që shoqëronte të prekurin.

Ndërkohë, një tjetër turiste argjentinase i shtruar në spital për pneumoni në Messina është testuar për hantavirus. Gruaja ishte nisur nga një zonë endemike më 30 prill dhe kishte mbërritur në Itali me një fluturim Buenos Aires-Romë . Turistja, siç u shpjegua nga Ministria e Shëndetësisë, më pas udhëtoi për në Messina ku u shtrua në spital.

Në pritje të përgjigjeve për testin mbetet dhe një 25-vjeçar kalabrez që është vendosur në izolim , megjithëse është asimptomatik.

Lajme aspak të mira nga hantavirusi vijnë dhe nga Franca.

Një Grua e shtruar në spital në Paris raportohet se është në gjendje kritike . Sipas informacioneve që vijnë nga kryeqyteti francez, pacientja vuan nga një formë e rëndë e sëmundjes që i ka shkaktuar probleme me mushkëritë dhe zemrën, të cilat i rrezikojnë jetën . Gruaja është e lidhur me një pajisje mbështetëse për jetën që pompon gjak përmes një mushkërie artificiale, duke siguruar oksigjen dhe duke e rifutur atë në trupin e saj.

 

Happening now...

ideas