Bayern secures Kane, contract until 2029, ready to sign Neuer too

Nuk arriti as këtë sezon të fitonte Champions League, por ky detaj nuk përcakton të ardhmen e Harry Kane. Në çdo dalje publike, “bomberi” anglez ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Bayern, duke theksuar se ndihet mirë në Mynih. Në asnjë rast, Harry Kane nuk ka shprehur luhatje në lidhje me të ardhmen e tij, por në fund të këtij sezoni palët do të ulën në një tavolinë për të diskutuar kushtet e një kontratë të re.
Sipas mediave gjermane, Bayern Munich ka lëvizur në këtë pikë duke i ofruar kapitenit të “Tre Luanëve” një kontratë të re, të vlefshme deri në 2028, me opsion rinovimi deri në 2029. Me këtë kontratë afatgjatë, Bayern Munich konfirmon se ka shumë besim te Harry Kane, pavarësisht moshës së tij. Topi tani i kalon anglezit, me sulmuesin që duhet të marrë një vendim. Çdo diskutim është spostuar për momentin në fund të këtij sezoni pasi si Harry Kane ashtu edhe Bayern Munich synojnë të fitojnë edhe trofeun e dytë sezon, Kupën e Gjermanisë, por ndjesitë janë shumë pozitive.
Jo vetëm Harry Kane, drejt rinovimit po shkon edhe Manuel Neuer. Sky Sport Gjerman e bën fakt të kryer rinovimin e kontratës së portierit legjendar. Palët kanë gjetur një akord total për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër vit, deri në sezonin 2026-2027. Në këtë mënyrë, Neuer do të jetë aktiv dhe portier i parë i Bayern në moshën 41-vjeçare.
Happening now...
ideas
Does Albania have a foreign policy?
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128