Chaos in Madrid, Perez furious! The president announces new elections, also accuses Barcelona

2026-05-13 14:18:11 / SPORT ALFA PRESS

Chaos in Madrid, Perez furious! The president announces new elections, also

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, organizoi një konferencë shtypi të tensionuar, në të cilën debatoi me gazetarët dhe bëri thirrje për zgjedhje pas një sezoni pa trofe. Perez këmbënguli se do të kandidojë përsëri dhe foli për një “fushatë të organizuar” kundër udhëheqjes së tij, ndërsa hodhi akuza ndaj Barcelonës.

Mbyllja e sezonit pa trofe, akuzat e medias apo edhe përleshja mes Valverdees dhe Tcuamenit, e kanë detyruar presidentin e Real Madrid, Florentino Perez të thërriste një konference urgjente.

Ai theu heshtjen mes krizës sportive në klub, mohoi thashethemet për shëndetin e tij dhe konfirmoi se synon të mbetet në krye të gjigantëve spanjollë. Megjithatë, pavarsisht se u zgjodh president një vit më parë, njofton zgjedhje të reja në klub.

“Do të  thërras zgjedhje për të mbrojtur interesat e Real Madridit. Disa njerëz duan ta marrin klubin tonë. Unë nuk do të shkoj askund. Kushdo që dëshiron të më kundërshtojë, mund të më kandidojë”.

Presidenti i realit hodhi akuza edhe ndaj medias

“Kjo është një fushatë e orkestratuar. Është një fushatë mediatike kundër Real Madridit. Duhet të flas hapur sepse, si president i Real Madridit , nuk mund të lejoj që njerëzit në media të marrin kontrollin vetëm sepse nuk fituam një Ligë ose një Champions këtë vit.

Perez komentoi edhe sherrin mes Valverdes dhe Tçuamenit.

“Kam qenë këtu për 26 vjet, dhe nuk ka pasur asnjë vit pa dy lojtarë ose katër prej tyre që janë grindur. Por mendoj se është shumë e gabuar që doli nga klubi. Janë grindur çdo vit që kam qenë këtu. Siç bëjnë të rinjtë, ti e godet njërin, tjetri ta kthen dhe pastaj ata janë miq”.

Perez pretendon se realit i janë grabitur 7 la liga në rastin Negreira.

"Kam fituar 7 tituj ta la ligas, duhet të ishin 14, por 7 të tjera janë vjedhur. Tre vjet më parë, mësuam për një rast korrupsioni si rasti Negreira. Nuk ka precedent në historinë e futbollit botëror. Është skandali më i madh në histori dhe një rast që mbetet i pazgjidhur dhe është ende në vazhdim”.

Për këto akuza ndaj Barcelonës, ka reaguar edhe klubi katalanas. Me anë të një komunnikate, Barcelona bën të ditur se departamenti ligjor po analizon të gjitha deklaratat dhe akuzat e bëra nga kreu i Los Blancos dhe do të vendosë për hapat që do të ndërmerren pas këtyre analizave.

Happening now...

ideas