Hoteli në Dhërmi derdhte ujërat e zeza në përrua, nën hetim administratorja
2025-07-19 21:25:05 / AKTUALITET
Autoritetet në Dhërmi kanë identifikuar një hotel, që derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth.
Sipas policisë, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, në gjendje të lirë, për administratoren e hotelit, 46-vjeçaren me iniciale E. M., 46 vjeçe. Ajo do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Ndërkohë, nga ana e Task-Forcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, u vendos masë administrative ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
