I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

2026-04-02 14:56:23 / AKTUALITET ALFA PRESS
I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet

Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.

Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, Breçani kishte kohë që ishte në arrati, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Vetëdorëzimi i tij në Spanjë pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Happening now...

ideas