Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

2026-01-23 11:20:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për

Në seancën e mbajtur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme të Aperlit, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi i ish-Prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Prokurori Adnan Xholi paraqiti në sallë 67 fashikuj përpara gjykatës, duke kërkuar që të mbyllen dyert për mediat në mënyrë që të bëhej dhe prezantimi konkret i provave.

Prokurori Xholi: "Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar".

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave.

Seanca vijon pa praninë e gazetarëve.

Happening now...