Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoj shtetin personal

Sali Berisha sot deklaroi se është “peng” i Edi Ramës. Sot në parlament në një seancë qesharake, që dukej se ishte një show i Edi Ramës, pamë Sali Berishën një “opozitar” të gjunjëzuar si kurrë më parë përballë një kryeministri që paradoksalisht, nuk ka qenë asnjëherë më i dobët politikisht, më i inkriminuar dhe më i ekspozuar ndërkombëtarisht se sot.
Përballë një Edi Rama që tregohet me gisht nga partnerët ndërkombëtarë, për dosjet e korrupsionit dhe krimit, Berisha zgjodhi heshtjen, nënshtrimin dhe, në fund, votën.
Sot, Rama ia numëroi Berishës publikisht “në lule të ballit” gjithçka: Non Gratën, humbjet, poshtërimin politik, paratë e shpenzuara kot dhe strategët, të cilët Berisha i paraqet si “krahu i djathtë i Trump”. U tall për heqjen e Non Gratës me të cilën kishte ushqyer militantët prej një viti, e miliona eurot e paguara kot.
Ndërsa Rama e ironizonte, Berisha heshti, duke e parë në sy, thuajse sikur po priste vlerësim për “punën” e bërë.
Kulmi i këtij nënshtrimi politik ishte akti i paprecedent: “Opozitari i madh” u detyrua të votonte emrin e Edi Ramës, për t’u ulur në një tryezë ndërkombëtare me Trump. Me votën e Sali Berishës, Edi Rama sot e trajtoi Shqipërinë si pronë personale, si shtet privat që menaxhohet me pazare dhe jo me parime.
Sot Rama e nxori hapur pazarin dhe fytyrën e vërtetë të këtij raporti.
Marrëveshja e tyre është e thjeshtë: Rama mban qeverinë, Berisha mban një PD që çdo ditë bëhet më e vogël, më e dobët dhe më e copëzuar. Ky ka qenë çmimi i vulës, kjo ka qenë arsyeja pse Edi Rama i qëndroi në krah Sali Berishës që nga dita kur ky i fundit pasi u shpall Non Grata dhe i shpalli luftë Partisë Demokratike dhe SHBA-së.
Sot, pa Amerikën, me një PD të shkatërruar dhe me Edi Ramën që u vetshpall me votën e Sali Berishës si kryeministër i përjetshëm, Berisha dëshmoi se halli i tij nuk ka asnjë lidhje me hallin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ai nuk lufton për opozitën, për demokracinë apo për interesin publik, por për mbijetesën e vet personale politike.
Dhe ky është paradoksi më i madh i politikës shqiptare: Njeriu që hiqet si armiku më i madh i Edi Ramës, është në fakt garancia e tij më e fortë për të qëndruar në pushtet, edhe kur rrëzohet nga pesha e dosjeve të korrupsionit dhe izolimi ndërkombëtar./Alfapress.al
Happening now...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoj shtetin personal
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
