FLASH NEWS

Moti i keq në vend, kamioni rrëshqet në aksin Strugë–Qafë Thanë dhe bllokon rrugën, apeli i policisë

2025-04-06 22:54:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq në vend, kamioni rrëshqet në aksin

Njoftimi i plotë:

Apel për më shumë kujdes

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.

Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

#RespektoniRregullatEQarkullimit
#NdiqniUdhëzimetePolicisëRrugore

 

Happening now...