Panik në Vlorë! Parashutisti humbet ekuilibrin dhe përfundon në mes të detit, të rinjtë futen me shpejtësi në ujë për ta shpëtuar

2026-06-18 14:05:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Panik në Vlorë! Parashutisti humbet ekuilibrin dhe përfundon

Një ngjarje e cila mund të përfundonte në tragjedi është shmangur ditën e sotme vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të disa të rinjve  që ishin të pranishëm në bregdetin e Vlorës.

Një parashutist humbi kontrollin dhe përfundoi në mes të detit, duke rrezikuar mbytjen e tij. Edhe pse ngjarje e ndodhur shkaktoi panik te të pranishmit, disa qytetarë janë parë duke u futur në det ku dhe i shpëtuan jetën të riut.

Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ Albania, qytetarët futen me vrap në det për t’ i shpëtuar jetën parashutistit.

Kliko këtu për të parë videon e plotë

Happening now...

ideas