They were poisoned by a gas leak, a photo of the Albanian family that died in Italy emerges! They had moved to their new house only five months ago

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën pas një rrjedhjeje monoksidi karboni, të shkaktuar nga një kaldajë me defekt në shtëpinë e tyre.
Një detaj që ka shtuar tragjedinë është fakti se familja Kola kishte blerë këtë shtëpi vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishin zhvendosur aty vetëm pesë muaj më parë, shkruan La Repubblica.
Viktimat janë katër anëtarë të familjes me origjinë shqiptare: Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes; Jonida Kola, 43 vjeç, nëna; Hajdar Kola, djali 22-vjeçar dhe Xhesika Kola, vajza 15-vjeçare. Ata u gjetën të pajetë në shtëpi nga vëllai i kryefamiljarit, i cili kishte arritur në vendngjarje pasi familja nuk po u përgjigjej telefonatave.
Kur karabinierët mbërritën, ata trokitën disa herë në derën e shtëpisë, por nuk morën përgjigje. Ata e hapën derën me forcë dhe, sapo hynë, përballë tyre ishte një skenë dramatike: katër trupa të pajetë të shtrirë përtokë.
Vëllai i kryefamiljarit humbi ndjenjat për shkak të helmimit me monoksid karboni, por arriti të largohej nga shtëpia përpara se të pësonte të njëjtin fat dhe ngriti alarmin për ndihmën e shpejtë.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin Cisanello në Piza, në gjendje kritike, por është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, dy oficerë të karabinierëve që morën pjesë në shpëtimin e viktimave pësuan dehje të lehtë, por janë jashtë rrezikut.

Happening now...
ideas
Where are we going?
They did not hinder Basha, but the political rotation
Hasimja kërkon të
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
