VIDEO/ Robbed an elderly woman in the middle of the street, 52-year-old arrested in Elbasan!

Një grua mbeti e dëmtuar nga sulmi i dhunshëm i një grabitësi në qytetin e Elbasanit, teksa autori i mori me forcë çantën ku kishte paratë dhe celularin.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe pas aksionit të koduar “Identifikimi”, u bë sot, arrestimi i 52-vjeçarit të dyshuar G.G., banues në Elbasan.
Policia bëri me dije se po verifikon nëpërmjet krahasimit të filmimeve, dëshmive dhe gjurmëve, për krimet e tjera të tij.
Gjatë kontrollit në banesë, të dyshuarit iu gjet çanta e grabitur.
Njoftimi i Policisë Elbasan:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, dje, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Visarion Xhuvani”, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
-G. F., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, rreth orës 09:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë shtetases F. S., 66 vjeçe, banuese në Elbasan, çantën e dorës, në të cilën ajo kishte një shumë parash, celularin dhe disa dokumente. Si pasojë, 66-vjeçarja është dëmtuar lehtë në krah.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të ketë kryer shtetasi G. F.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.
Happening now...
ideas
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128