Regarding reforms with the SP, the DP 'likes it, but can't keep up'

2026-02-03 13:37:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Regarding reforms with the SP, the DP 'likes it, but can't keep

Shqiptarët e kuptojnë mjaft mirë konotacionin dhe kontekstin e shprehjes ‘qejfi ia ka, por b.tha s’ia mban’, kështu që nuk është nevoja e asnjë sqarimi të mëtejshëm.

Por kjo shprehje përkufizon më së mirë Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha në raport me qëndrimet dhe sjelljet e jetës së saj parlamentare përsa i përkete reformave të mëdha që kërkojnë me të drejtë edhe pjesëmarrjen e saj.

Përse ndodh një gjë e tillë?

Arsyeja është te kriza që ka kjo forcë politike dhe te nevoja për të mbijetuar si pasojë e një retorike të gënjeshtërt.

Nga një anë, i duhet të jetë pjesë e jetës parlamentare, kurse, nga ana tjetër, i duhet të gënjejë militantët dhe mbështetësit e saj që janë duke bërë revolucion kundër Edi Ramës, se me Ramën nuk ka marrëveshje, se nuk ulen në tryezë për bisedime (sepse kanë ngritur retorikën se bisedimet janë pazare), se do ta rrëzojnë me molotov dhe flakë.

Pra, PD ka rënë në kurthin që vetë ka ngritur.

Ndaj edhe këto ditë ka qenë thellësisht konfuze dhe e paqartë lidhur me pjesëmarrjen e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

Në fillim doli Berisha dhe tha nuk marrim pjesë në asnjë tryezë të reformave, sepse jemi në mosbindje civile dhe do t’i bëjmë vetë reformat (e mbani mend, besoj!). Pastaj u detyrua Gaz Bardhi të dilte dhe të thoshte që nuk kemi thënë që do t’i bojkotojmë. Më pas sërish Berisha konfirmoi bojkotin e tyre dhe u shoqërua një ditë më parë nga një debat në grupin parlamentar, i cili në fund arriti në konkluzionin që vendimi i takon Kryesisë së Partisë (pra, do jetë Partia ajo që do vendosë në do marrë pjesë në reforma që kanë të bëjnë me Shtetit).

Si për të mos mjaftuar të gjitha këto, sjellja e përfaqësuesve të sotëm të opozitës në Kuved mishëron më së miri titullin e këtij shkrimi. Ndonëse vijnë nga ky kontekst, u munduan të ngrinin idenë se nuk ishin ata që po silleshin kështu, por ishte mazhoranca që po i detyronte të silleshin kështu, si pasojë e ultimatumeve dhe presioneve, ndërkohë që një përfaqësuese e opozitës madje shkoi edhe më tej kur akuzoi se nuk kishin rakorduar për takimin me kreun e grupit parlamentar të PD-së, edhe pse kalendari i komisioneve të Kuvendit është i përcaktuar që më parë.

Kujtojmë se nga një vëzhgim i thjeshtë i gazetës TemA, ndërkohë që zhvillohej debati për këtë çështje në Parlament, Berisha nuk ishte prezent, por kishte caktuar dy përfaqësues të PD-së për të luajtur rolin.

Është fatkeqësi e madhe që opozita është futur në një qorrsokak që i duhet përditë të heqë nga fytyra baltën që vetë ka gatuar.

Happening now...

ideas