Rama denigrates judges, on the eve of the Constitutional Court's decision on Balluk

Edi Rama ka nisur një ofensivë të hapur kundër drejtësisë, pikërisht në prag të vendimeve të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt qeverinë e tij, përfshirë çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve nuk janë rastësi, por përpjekje të qëllimshme për të ushtruar presion politik dhe për të delegjitimuar çdo vendim të pavarur.
Rama po zhvendos vëmendjen publike, pasi ndodhet përballë nevojës për të marrë një vendim mbi imunitetin e Belinda Ballukut. Ai është nën presion ndërkombëtar dhe institucional. Paradoksi është i qartë: Për Ramën, problemi nuk është korrupsioni, por pagat e gjyqtarëve.
Qeveria Rama është e përfshirë nga skandele të korrupsionit masiv dhe po fshihet te një debat i fabrikuar mbi pagat e gjyqtarëve. Inceneratorët – 240 milionë euro. “Bela” – 50 milionë. Miliona për Beqajn, miliona për Ahmetajn e një sërë aferash të tjera, që sot e kanë hallin real të kryeministrit te gjykatat.
Pas publikimit nga Gjykata Kushtetuese të regjistrimit të seancës, Edi Rama, reagoi me tone denigruese ndaj gjyqtarëve, duke i paraqitur ata si njerëz që kërkojnë “tinëz” t’u marrin shqiptarëve 37 milionë euro nga taksat dhe që, sipas tij, sillen si “vet zot dhe vet shkop”, të aftë të shkelin mbi dy pushtetet e tjera. Rama ironizoi edhe profesionalizmin e tyre, duke vënë në dyshim logjikën, etikën dhe nivelin e demokracisë që përfaqësojnë.
Ai deklaroi publikisht se pagat e gjyqtarëve shqiptarë janë të njëjta me ato të gjyqtarëve në Greqi, një vend i BE-së, dhe dyfish më të larta se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke tentuar të krijojë perceptimin se çdo kërkesë e tyre është e pajustifikuar dhe abuzive.
Por e vërteta është krejt tjetër. Gjyqtarët nuk po kërkojnë rritje pagash, por indeksim të pagës, një mekanizëm ligjor për të mos pësuar ulje reale për shkak të inflacionit dhe ndryshimeve të njëanshme ligjore të bëra nga Kuvendi.
Faktet ligjore janë të dokumentuara:
– Në vitin 2021, Kuvendi ndryshoi ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ndërhyrë në mënyrën e llogaritjes së pagës referuese.
– Në vitin 2022, Gjykata Kushtetuese i shpalli këto ndryshime antikushtetuese dhe i kërkoi Kuvendit të rregullonte ligjin.
– Në vitin 2023, Kuvendi e lidhi pagën e magjistratëve me pagën e Presidentit të Republikës, duke e rritur pagën referuese vetëm me 570 lekë, ndërkohë që pagat e administratës civile u rritën disa herë.
Si pasojë, magjistratët nuk përfituan nga rritjet e përgjithshme të pagave, çka sipas Unionit të Gjyqtarëve përbën një ulje faktike të pagës, pavarësisht se formalisht ajo është rritur. Sipas përllogaritjeve, u është mohuar një rritje prej rreth 78 mijë lekësh.
Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarëve nuk ka lidhje me mbrojtjen e demokracisë, por me frikën nga një gjyqësor i pavarur. Manipulimi i opinionit publik, përdorimi i gjuhës denigruese dhe shtrembërimi i fakteve janë përpjekje për të mbajtur nën presion ata që duhet të gjykojnë aferat që e rrethojnë qeverinë./Alfapress.al
Happening now...
ideas
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
The great loneliness of the West and liberal democracy
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
